Me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Para këtij votimi, përfaqësuesi ligjor i PD-së foli për paligjshmëri gjatë procesit zgjedhor. Për socialistët, kjo deklaratë ishte një autogol i opozitës, përsa kohë ajo kontrolli procesin si pjesë e qeverisë. Kryetari Klement Zguri u detyrua t’u rikujtojë të pranishmëve se rezultati tashmë ishte i çertifikuar. Zguri falënderoi gjithashtu median, shoqërinë civile dhe vëzhguesit, pa të cilët tha se procesi nuk do të kishte qenë në të njëjtën lartësi.