Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit deri në orën 17:00, kanë votuar në total 38.75 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime është Dibra, me 48.51 përqind.Me pjesëmarrje të lartë është edhe qarku i Tiranës, ku kanë votuar 42.57 përqind e zgjedhësve. Qarku i Shkodrës deri më tani kanë votuar 32.73 %.

Qarku me pjesëmarrjen më të ulët vijon të jetë Vlora, me 28.51 përqind.

Artikulli paraprakBENET BECI: FALEMINDERIT ÇDO VOTUESI NGA I GJITHË QARKU I SHKODRËS
Artikulli tjetërKËRKESA PËR SHTYRJEN E ORARIT TË VOTIMIT NË VLORË PËR SHKAK TË GIRO D’ITALIAS, DËSHTON MBLEDHJA E KOMISIONIT RREGULLATOR