Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 16.76% nga 2559 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 11 ka qenë 20.81%.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA I SHOQËRUAR NGA BASHKËSHORTJA LINDA VOTOJNË NË SURREL: TË PRESIM ÇFARË DO TË THOTË POPULLI
Artikulli tjetërZGJEDHJET/ KREU I MISIONIT MONITORUES TË OSBE-ODIHR: PO MBLEDHIM INFORMACIONE, NESËR FLASIM SI KA SHKUAR PROCESI ZGJEDHOR