KQZ shtyn sërish afatin për listat e PD

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë përsëri afatin që Partia Demokratike të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë. KQZ u mblodh sërish pasditen e sotme pasi i la afat dje 24 orë PD-së që të dorëzonte të plota listat. Por, sërish PD nuk i dorëzoi as sot. Në kushte të tilla, KQZ vendosi që afati i fundit për dorëzim të jetë nesër në orën 09:00. Listat e Partisë Demokratike kanë patur parregullsi pasi nuk ishin të plota me emrat e kandidatëve dhe nuk ishin shoqëruar me formularin e dekriminalizimit.