Të martën KQZ do të mblidhet për tu dhënë mandatet 37 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, vendim që merret pas konfirmimit prej kolegjit zgjedhor.

po në të njëjtën seancë kryekomisioneri Ilirian Celibashi do t’iu japë përgjigje bashkëkryetarëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, të përfshirë në një debat se kush do ta ketë të drejtën të jetë në seancën që nis në shtator
Lapaj në emër të partisë që kryeson përmes një shkrese të dytë kërkon informacion nëse janë miratuar dorëheqjet e gjithë kandidatëve të listës së mbyllur të bëra më 11 maj pak para nisjes së votimeve.

Shkak janë bërë pretendimet e Zeqir Kordhonit i renditur i nënti që është daja i Endri Shabanit dhe Kleana Xhuvelit e renditur e katërta por që është e afërmja e Lapajt.

Të dy përmes shkresave deklarojnë se e duan mandatin e parlamentit. Procedura kërkon që në fillim të shqyrtohet shkresa e emrit të parë të renditur në listë që është Ana Dajk krahu i Lapajt, e më tej Livia Stavri krahu i Shabanit dhe i treti Mateo Ziko. Nëse dorëheqjet e tyre pranohen radha i kalon Xhuvelit.

Sipas rezultateve të 11 majit në kryeqytet PS ka marrë 19 deputetë, PD 13, 2 Mundësia, 2 PSD, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që duket se pas këtyre votimeve do të zhbëhet.

Artikulli paraprakMINISTRIA E MBROJTJES: GJATË 24 ORËVE JANË RAPORTUAR 23 VATRA ZJARRI, 7 ENDE AKTIVE
Artikulli tjetërURIA KA VRARË 86 BANORË TË GAZËS, PËRFSHIRË 76 FËMIJË, QË NGA TETORI I VITIT 2023