MONITORIMI I KQZ: “STAR PLUS” I VETMI TV NË SHKODËR QË RUAJTI BALANCËN. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë gjithë kësaj fushate elektorale 40 herë pas here në raportimet e bordit të monitorimit ka vlerësuar televizionin “Star Plus” si i vetmi në qytetin e Shkodrës që ka vendosur kronometrin gjatë edicioneve të lajmeve.

Po ashtu sipas përllogaritjeve zyrtare të bërë nga vetë KQZ “Star Plus” rezulton si i vetmi television në Shkodër që ka ruajtur në mënyrë rigoroze balancat përsa i përket dy koalicioneve Aleancës për Punë dhe Dinjitete dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane. Jo vetëm subjektet e mëdha politike por edhe partitët e vogla, kandidati i pavarur apo dhe partitë jashtë koalicionit kanë gjetur hapësirën e mjaftueshme jo vetëm në edicionet informative por edhe me special të transmetuara pas edicioneve të lajmeve, transmetime direkte të forcave të ndryshme apo edhe spote elektorale pa përjashtuar askënd. Jo vetëm Bashkia e re e Shkodrës por edhe njësitë e tjera të Qarkut Shkodër janë bërë pjesë e transmetimeve me kronika televizive apo edhe special të ndryshme. Gjatë gjithë kësaj fushate elektorale Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk ka sjellë asnjë paralajmërim për njëanshmëri në “Star Plus” e po ashtu për shkak të balancës së drejtë “Star Plus” nuk është ndëshkuar me gjobat e majme të KQZ. Patjetër që kjo balancë e drejtë, kjo paanshmëri, profesionalizmi dhe mundësia për t’u shprehur të gjithë nga “Star Plus” do të vijojë edhe në ditën e zgjedhjeve për të pasqyruar gjithçka ndodh e më pas edhe gjatë proçesit të numërimit të votave deri në shpalljen zyrtare të rezultateve.