Jo vetëm kanalet e para vaditëse janë problem dhe të bllokuara e të papastruar por edhe ato të dytat gjenden në të njëjtën situatë.

Një gjë të tillë e pohon drejtori rajonal i bujqësisë Mustaf Kraja i cili pranon situatën e vështirë në të cilën ndodhen fermerët dhe shprehet se bordi i kullimit dhe bashkia Shkodër e kanë për detyrë që t’i pastrojnë. Përveç mungesës së pikave grumbullimit, tregut për shitje, serave e investimeve të duhura nga qeveria, fermerët duhet të përballen edhe më këtë problem siç është mos pasja e ujit për vaditjen e tokave të tyre si dhe bllokimi i kanaleve që sjell përmbytje edhe në verë si në rastin e fshatit Beltojë.