DREJTORI I BUJQËSISË: S’PLOTËSUAN PIKËT PËR SUBVENCION, SHOQATA KA PROBLEME. Drejtori rajonal i bujqësisë Mustaf Kraja i ka dhënë përgjigje shoqatës së bletarve dhe bletrritësve të tjerë të cilët akuzuan pak ditë më parë përmes Star Plus se kjo drejtori ka abuzuar lidhur me subvencionet e vitit të kaluar për bletët.

Për pretendimin se gratë janë future fiktivisht në kritere, drejtori Kraja e pranon dhe thotë se tashmë ky kriter ka ndryshuar për subvencionet e këtij viti. Anëtarët e shoqatës së bletarisë sipas drejtorit Kraja nuk kanë paguar detyrimet ndaj nuk kanë patur si të aplikojnë për subevncionet. Gjatë vitit të kaluar përfituan vetë 12 bletrritës nga skema e subvencioneve gjë që solli edhe akuzat e shoqatës ndërsa këtë vit për shkak të ndryshimeve të kësaj skeme numri i aplikuesve është më i pakët dhe sërish shoqata nuk ka aplikuar.