Ndeshja mes Vllaznisë e Teutës në fushën sportive “Reshit Rusi” është një lloj prove për klubin kuqeblu. Ervis Kraja pjesë e stafit teknik i bën thirrje tifozëve që të jenë të kujdesshëm sepse në rast se ka probleme atëherë FSHF nuk do lejojë më që Vllaznia t’i luaj ndeshjet aty.

Kraja foli edhe për mungesat dhe objektivat që Vllaznia ka ndaj Teutës duke kërkuar që medoemos ta fitojë ndeshjen ndaj durrsakëve.Vllaznia ndodhet e parafundit në renditje ndaj ndaj Teutës një fitore do ndihmonte këtë ekip në luftën për mbijetesë. Po ashtu edhe mbarëvajtja e këtij takimi që luhet të mërkurën vlen për vendimin që do marrë FSHF për vazhdimësinë.