DREJTORI I BUJQËSISË: U PENALIZUAN ZONA E PËRMBYTUR DHE MALËSIA E MADHE. Ndryshimet e reja në skemën e subvencioneve nga ana e qeverisë shqiptare kanë bërë që edhe në qarkun e Shkodrës numri i aplikuesve për këtë vit të jetë më i vogël.

Pas mbylljes së aplikimeve drejtori rajonal i bujqësisë tregon arsyet e rënies së konsiderueshme të aplikimeve. Ata që janë penalizuar më shumë janë fermerët e zonës së përmbytjes të para 5 viteve dhe Malësia e Madhe. Këtë vit kanë aplikuar rreth 80 fermerë ndërsa vitin e kaluar kanë qenë mbi 1 mijë aplikues. Ndryshimet për aplikimin në skemën e subvencioneve synojnë që të formalizojnë aktivitetin e fermerëve për vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakVITIN E ARDHSHËM TAKSË PËR KALIMIN NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërBASHA PREZANTON PARA SHKODRANËVE, VOLTANA ADEMIN