“Vllaznia shkon në Kukës për të marrë një rezultat pozitiv”. Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Vllaznia, ndihmëstrajneri Ervis Kraja shprehet se objektiv i kuqebluve është të paktën barazimi ndaj kuksianëve.

Në këtë përballje shkodranët vijnë me shumë mungesa thotë Kraja. Sulmuesi Soza është larguar drejt Uruguajit për një ndërhyrje mjekësore dhe ndihmëstrajneri Kraja shprehet se do të rikthehet sërish. Nga ana tjetër lë të kuptohet se lojtarë si Martinez, Paviçeviç e sulmuesi Kdouh do të largohen si blerje të dështuara duke qenë se momentalisht janë dërguar tek Vllaznia B. Duke komentuar krijimin e bordit të ri të Vllaznisë, Kraja shpreson që situata të ndryshojë për mirë tek Vllaznia. Vllaznia do ta ketë të vështirë në Kukës duke qenë se kuksianët janë një skuadër që pretendojnë këtë sezon ndërkohë që Vllaznia vjen në këtë përballje pas humbjes me Laçin duke mbajtur vendin e parafundit në renditje.