
95 familje në Lezhë do të përfitojnë kredi për shtëpi me interesa të subvensionuara nga shteti.Vendimi u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak, duke i hapur rrugë mbështetjes për të pastrehet me probleme ekomomike.Kjo vendimarrje u mbështet nga të majtë dhe të djathtë të cilët e konsideruan, problemin e strehimit një sfidë të lehtësuar për këta familje.
Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, tha se kërkesat për kredi të butë për shtëpi janë më të mëdha, por përfituesit janë përgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara.
95 përfituesit e kredive të subvensionuara nga shteti, janë familje njëprindërore me fëmijë të mitur, familje që kanë persona me aftësi ndryshe në përbërje, familje pjesë të komunitetit egjiptian, familje të reja apo gra me urdhër mbrojtje.






