Kremtimi i Lumturmit të martirëve të komunizmit do të bëhet me datë 5 nëntor në sheshin para katedralës “Shën Shtejfni” të qytetit të Shkodrës. Ky lajm konfirmohet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra. Massafra gjithashtu konfirmon se ceremonitë festive me këtë rast do të bëhen në qytetin tonë.

Fjala e plotë e Imzot Angelo Massafra: Pas një kohe relativisht të gjatë, me njëpunë voluminoze dhe me angazhimin e palodhshëm të të gjithëve: besimtarë, laikëdhe institucione, për të arritur deri nëpërmbylljen e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vincens Prennushit dhe 37 shokëve të tjerë, erdhi momenti që tani solemnisht të shpallimdatën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijëve tanë. Në letren që Ati Shenjte, Papa Francesku na ka derguar përmes Sekretarisë sëShtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 NENTOR 2016. Prej kësaj date, virtyti heroik i tyre do të Naltohet në altaret e mbarë Kishës Universale. Vendi i kremtimit do të jetë: Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër Riti i Lumnimit do të udhehiqet nga Kardinali per Cështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato. Me këtë shpallje, kemi plotësuar të gjitha detajet e nevojshme. Tashmë, na takon neve që t’i naltojmë e të përgatitemi për t’i nderuar me festën tonë të hareshme shpirtërore. Si ipeshkëv i Vendit ku do të kremtohet Mesha e Lumnimit, dhe në emër të Konferences Ipeshkvore, Ju jap bekimin dhe nxitjen për të kremtuar denjësisht këtë moment historik për Kishën dhe Kombin. Zoti Ju bekoftë!

/ Star Plus TV /

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTOHET NË TIRANË 25-VJETORI I THEMELIMIT TË PARTISË SOCIALISTE
Artikulli tjetër25-VJETORI I PS-së, RAMA: NJERËZIT PRESIN GJËRA TË MIRA PREJ NESH