HILA: KJO NJË FESTË E VEÇANTË PËR TË GJITHË BESIMTARËT E KRISHTERË. Qindra besimtare katolike kremtuar festen e pashkëve ne komunën e Bushatit. Ne te gjitha kishat e kësaj komune është mbajtur mesha e shenjte duke kremtuar ringjalljen e Krishtit.

Kryetari i komunës Bushat Zef Hila i shoqëruar nga drejtues vendore, kane marre pjese ne meshën e mbajtur ne kishën e fshatit Rranxa. Përveç takimeve me besimtaret katolik, ato kane uruar, te gjithë besimtaret për ketë feste te shënuar ne mbare boten katolike. Përveç prezencës ne meshën ne kishën e fshatit Rranxa, drejtuesit vendore kane zhvilluar edhe vizitat e rastit ne kuader te kesaj feste te shenuar per te gjithe besimtare e krishtere. Vizitat mes banoreve ashtu si edhe ne festat e tjera fetare kane qene kryefjala e kesaj feste te shenuar ne komunen e Bushatit duke dhene shembullin e tolerances fetare ne qarkun e Shkodres.

Artikulli paraprakKREMTOHET MESHA E SHENJTË E PASHKËVE
Artikulli tjetërE DIELA E PASHKËVE, PAPA FRANÇESKU THIRRJE PËR PAQE