
Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të dielë në Lezhe u kremtua Dita e Larit, ose dita e Palmave që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalljes së Krishtit.Dhjetëra besimtarë iu bashkuan ritualet fetar të bekimit të larit në katedralen e Shën Nikollit, ndërsa procesioni u drejtua nga perfaqesuesit e klerit katolik.
Gjatë riteve liturgjike dhe Meshës në të Dielën e Larit, qё kremtohet kudo nё botё, kisha fton besimtarët tё imitojmё Jezusin. Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, janë procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 20 marsit.