
Besimtarët katolik kanë hyrë në javën e Pashkëve. Këtë të dielë në Shkodër u kremtua “dita e larit” që njofton për ardhjen e të dieles së Pashkëve, atë të ringjalljes së krishtit.
Procesioni u zhvillua nga kisha e motrave Stigmatine tek Katedralja “Shën Shtjefni” , ku më pas u kremtua edhe mesha e shenjtë.
Gjatë meshës së shenjtë arqipeshkvi I dioqezës shkodër – pult imzot Giovanni Peragine përcolli mesazhe për besimtarët, ai tha se në momentet e vështira që kalojmë duhet të përballen me besimin tek Zoti. Imzot Peragine theksoi se duhet të besojmë tek Krishti edhe ne momente te veshtira.
Në kalendarin liturgjik, e “diela e larit” festohet një javë para kremtimit të Pashkëve.






