Me pjesëmarrjen e mijëra pelegrinëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe jashtë saj, është përmbyllur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.Kremtimi kulmoi mbrëmjen e 12 qershorit, ku të shumtë ishin besimtarët që e kaluan natën në lutje pranë ambienteve të kishës, në pritje të ditës së festës së Shna Ndout.
Të krishterë e myslimanë thone se Kisha e Shna Ndout është një vend i shenjtë ku kanë gjetur paqe shpirtërore, shpresë dhe forcë për të përballuar vështirësitë e jetës, ndaj rikthehen çdo vit per te adresuar lutjet e tyre.
Per mbarevajtjen e pelegrinazhit dhe garantimin e rendit dhe sigurisë, u angazhuan forca të shumta policie, si dhe ekipet e ndihmës së shpejtë mjekësore, ndersa fatmiresisht nuk u refgjistruan incidente.Kisha e Shna Ndout në Laç mbetet një prej pikave më të rëndësishme të pelegrinazhit fetar në Shqipëri. Ritualet e shenjta nisin në mesin e muajit mars, me të martën e parë të pelegrinazhit, dhe përfundojnë më 13 qershor, ditën kur kremtohet festa e këtij shenjti. Çdo vit, mijëra besimtarë zgjedhin të ngjiten drejt kishës për t’u lutur dhe për të ripërtërirë besimin e tyre, duke e kthyer këtë pelegrinazh në një nga traditat më të rëndësishme fetare në vend.

Artikulli paraprakBORDI UL ME 5 LEKË ÇMIMIN E NAFTËS, DO TË SHITET ME 183 LEKË/ LITRI! BENZINA SHKON NË 170 LEKË/LITRI
Artikulli tjetërPËRPLASI 4 PERSONA, PROKURORIA KËRKON ARREST ME BURG