
U kremtua këtë të shtunë mesha e festës së Zojës së Këshillit të Mirë, të njohur dhe si Zoja e Shkodrës. Në ceremoninë e zhvilluar në kishën e Zojës, basimtarë të shumtë morën pjesë në meshën solemne që këtë vit përkoi në të njëjtën orë me ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë Papa Françesku që u nda nga jeta pak ditë më parë. Imzot Gjergj Meta ftoi të gjithë besimtarët të luten për shpirtin e Papa Françeskut.
Për ipeshkvin e Sapës, imzot Simon Kulli dita e sotme përkonte me 25 vjetorin e shugurimit të tij, i pari pas rënies së regjimit komunist. Në fjalën e tij ipeshkvi vuri theksin tek lartësimi i vlerave të familjes.