Besimtarë të shumtë të krishterë kanë festuar në Shirokë festën e Shën Rrokut. E kthyer në një traditë prej mëse një shekulli, kjo festë ka mbledhur në Kishën e Shirokës besimtarë të cilët ndoqën me interes meshën e shenjtë. Në fjalën e tij, arqipeshkëvi I Shkodrës Imzot Giovanni Peragine ftoi besimtarët e krishterë të veprojnë si Shën Rroku.

Shën Rroku ishte një shenjt i cili thuhet se shëroi nga sëmundja e murtajës gjatë shtegtimit të tij në Europë ku mendohet se ka qenë pikërisht edhe në Shirokë ku ndodhet edhe kjo kishë afro 110 vjeçare që mban emrin e tij dhe ku çdo 16 gusht besimtarët takohen për të kremtuar këtë festë

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, POLICIA RRUGORE PREZANTON BILANCIN 2 JAVOR
Artikulli tjetër“KOHA, RINIA DHE MORALI NË PESHOREN E ISLAMIT”