Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në konferencën e përbashkët me krerët e shteteve ballkanike të takuar në Ohër në kuadër të Ballkanit të Hapur, ka deklaruar se ideja për krijimin e kësaj nisme, ka qenë vetëm e tij, e Edi Ramës dhe Zoran Zaev.

Ai tha se nuk ka qenë aspak Rusia ajo që ka ndikuar apo ka hedhur idenë për krijimin e një nisme të tillë.

Lideri serb u shpreh se Ballkani i Hapur do të sjellë përfitime edhe për fermerët shqiptarë të cilët tani do të kenë ku ti eksportojnë prodhimet e tyre, dhe më shumë turistë serbë do ti drejtohen tashmë bregdetit shqiptar.

“Isha prezent kur ne të tre miratuam vendimin për nismën Ballkani i Hapur. Nuk ka qenë askush tjetër, asnjë ministër i Jashtëm.

Jam krenar për politikën e Serbisë dhe marrëdhëniet e mira me Rusinë, por askush veç nesh nuk e kishte idenë për Ballkanin e hapur. Është ideja jona. E ardhmja është në bashkëpunimin mes nesh jo në gjetjen e problemeve të vogla.

Fermerët në Shqipëri do të jenë më të kënaqur sepse kanë ku eksportojnë produktet dhe do të ketë më shumë turistë serbë në bregdetin shqiptar.

Ideja është një ide vetëm e Zoran Zaev, e Edi Ramës dhe e imja. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide. Ajo ka lindur këtu dhe Ballkani i Hapur i takon banorëve të Ballkanit”, është shprehur Vuçiç.

Artikulli paraprakABAZOVIÇ: OPEN BALKAN FYTYRA E RE E BALLKANIT PERËNDIMOR, KJO NISMË TË FORCOHET EDHE ME SHTETIN E GJASHTË
Artikulli tjetërSHIFRAT E COVID-19, 50 RASTE TË REJA, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT