Kryeministri Edi Rama duket se po shijon situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, teksa këtë të shtunë gjithçka po “zien”, ku nga njëra anë Sali Berisha me mbështetësit e tij votojnë në referendum për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, dhe nga ana tjetër ky i fundit po mbledh Kuvendin Kombëtar të PD për të ardhmen e partisë.

Por, ndryshe nga situata e trazuar në PD, kryeministri Rama ka vendosur ta kalojë këtë të shtunë në qetësi, në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shijuar edhe një krep me çokollatë të zezë.

“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e ri të Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash as drekë”, shkruan Rama.