Kreshnik Krepi do të jetë drejtori i ri teknik i ekipit të Kamzës në kategorinë e parë.

Shkodrani ka marrë një ofertë nga drejtuesit e Kamzës dhe e ka pranuar duke nisur kështu një rrugëtim të ri. Krepi tregon se ka shkuar tek Kamza sepse kjo skuadër ka pretendime serioze për sezonin e ardhshëm. Të qënit drejtor teknik nuk është diçka e re për Krepin ndaj duke patur edhe mbështetjen e pjesës tjetër të stafit ka marrë këtë detyrë të re. Kreshnik Krepi është pedagog tek fakulteti i edukimit fizik në Shkodër ndërsa ka drejtuar ekipe të ndryshme si Ada, Veleçiku apo Besëlidhja duke provuar tashmë një eksperienc të re tek Kamza.

Artikulli paraprakFSHATI “MESJETAR” BLERAN, 25 VITE ASNJË INVESTIM
Artikulli tjetërSONTE NATA FINALE E FESTIVALIT TË FËMIJËVE