Kreu i Antiterrorizmit Britanik :Vendi ynë është në shënjestër të militantëve të ISIS për sulme

Kreu i ri i Antiterrorit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Shteti Islamik po planifikon sulme kundër civilëve. Sipas tij, kërcënimi për atentate në Britani është i vazhdueshëm. Militantët e Shtetit Islamik po planifikojnë sulme kundër civilëve në Britani në një shkallë të ngjashme me ato të kryera nga Ushtria Irlandeze përpara 40 viteve. Kjo është konfirmuar nga kreu i anti-terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për mediat vendase, Maks Hill, i emëruar për të rishikuar ligjet kundër terrorizmit, tha se militantët po shënjestrojnë qytete. Sipas tij Britania ndodhet nën një kërcënim të vazhdueshëm dhe kjo gjë nuk mund të injorohet. “Në terma të kërcënimit që na paraqitet, mendoj se planifikohen disa sulme ndaj civilëve të pafajshëm të çdo lloj race apo ngjyre në zona metropolitane. Pas asnjë dyshim është një rrezik i vazhdueshëm i ngjashëm me të viteve 70 kur Ushtria Irlandeze ishte aktive në vend”, u shpreh Hill. Ndërkohë, ky nuk është zyrtari i vetëm britanik që paralajmëron se Mbretëria e Bashkuara rrezikohet nga sulme të mundshme terroriste. Më herët edhe qeveritarë të tjerë kanë pohuar se militantë të ISIS që largohen nga Iraku dhe Siria do të godasin Britaninë.