Kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar lidhur me kritikat për projektin e ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura në qytetin e Shkodrës.

Kryetari i Bashkisë Shkodër shkruan në rrjetet sociale:

Me financim të miratuar nga Bashkimi Europian, Qeveria Gjermane dhe Qeveria Zvicerane, pritet të nisë një nga projektet më të rëndësishme mjedisore dhe infrastrukturore për Shkodrën ndër vite: ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura të qytetit.

Projekti, që po zbatohet nëpërmjet KfW dhe ndodhet tashmë në fazën e prokurimit të punimeve, përfshin ndërtimin e impiantit modern të trajtimit, rehabilitimin e stacionit kryesor të pompimit, ndërtimin e linjës kryesore të transmetimit drejt impiantit, si dhe kalimin nëntokësor të tubacionit poshtë lumit Buna përmes teknologjisë së mikro-tunelimit, në përputhje me standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian për trajtimin e ujërave urbane.

Ky investim madhor synon të reduktojë ndjeshëm derdhjen e ujërave të ndotura të patrajtuara në Liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe lumin Drin, duke eleminuar nuar ngarkesat organike dhe kimike ne Liqen dhe ndikimin negativ në ekosistemet ujore të zonës.

Mbrojtja e Liqenit të Shkodrës dhe biodiversitetit të tij unik nuk është vetëm çështje mjedisi, por edhe një investim strategjik për cilësinë e jetës, zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen turistike të qytetit dhe gjithë rajonit.

E mirëkuptoj dëshirën e deputetëve të rinj për të bërë lajm duke kritikuar fenomene negative se dhe çdo projekt apo çdo ndërhyrje publike. Është pjesë e politikës por do të ishte shumë më e dobishme që kjo energji të fokusohej tek problemet që ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes, dhe jo tek projekte madhore që janë financuar nga partnerët ndërkombëtarë, janë në proces konkret zbatimi dhe i shërbejnë interesit afatgjatë të Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDEPUTETJA E PS MARJANA KOÇEKU, MBËSHTET KËRKESËN E DEPUTETIT TË PD KLITI HOTI PËR MBAJTJEN PASTËR TË LUMIT BUNA DHE LIQENIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërEURO U-21 2027/ KOMITETI EKZEKUTIV I FSHF-SË MIRATON NDËRTIMIN E DY FUSHAVE TË REJA NË SHKODËR