Kryetari i Bashkisë Shkodër ka pritur në një takim përfaqësues ndërkombëtarë, ku përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan :
Kënaqësi të mirëprisja znj. Ingrid Macdonald, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades Ventura, z. Francisco Roquette, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Shqipëri, z. Michele Ribotta, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri, znj. Ina Majko, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe z. Rémy Privat, Attaché de Coopération pranë Ambasadës Franceze në Shqipëri.
Diskutuam për programin LEAP, me fokus investimin në ekonominë e kujdesit dhe punësimin e grave, forcimin e shërbimeve sociale në nivel vendor, zgjerimin e modelit të kujdesit afatgjatë dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme për zhvillimin e këtyre shërbimeve.
Në Shkodër, shërbimet sociale mbeten prioritet, si një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien e komunitetit dhe në rritjen e mundësive për gratë.
Falenderim për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e këtij modeli të rëndësishëm për zhvillimin social.
Artikulli paraprakOBOT, BUJQËSIA NË “DORË” TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërARRESTIMET NË PROTESTËN E PD, GJYKATA CAKTON MASAT E SIGURISË PËR 11 TË NDALUARIT