Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci ka dhënë lajmin e mirë se UNESCO ka shpallur Arkivin e Muzeut Kombëtar “Marubi”, trashëgimi botërore!

POSTIMI I PLOTË

Dhe lajmet e mira s’kanë të sosur për Shkodrën dhe trashëgiminë e rrallë që ajo përcjell! UNESCO ka shpallur Arkivën e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit si pjesë të Memory of the World International Register!
Arkivi i Muzeut Kombëtar “Marubi”, një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare, shpallet tashmë trashëgimi botërore! “Një urim i veçantë për Ministrin Blendi Gonxhe dhe Drejtorin e Muzeut, Luçjan Bedeni, për punën e palodhur në ngritjen e këtij muzeu dhe të kësaj pasurie në një nivel ndërkombëtar!
“Shkodra është vetë historia, në çdo gur themeli të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME GRATË DHE VAJZAT NË LEZHË: NË LISTË TË MBYLLUR KEMI 52 PËRQIND GRA! JANË VLERË E SHTUAR E SHOQËRISË
Artikulli tjetërPRESIDENTJA OSMANI PRITI FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË MASAKRËS SË POKLEKUT