Kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci ka zhvilluar një takim me producentin e nominuar për Çmimin Oscar, Harvey Ascott, dhe producentin Besnik Krapi, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:

Kryetari i Bashkisë Shkodër në facebook:

Shkodra në qendër të vëmendjes ndërkombëtare! 🎬
Sot pata kënaqësinë të pres në Bashkinë e Shkodrës producentin e nominuar për Çmimin Oscar, Harvey Ascott, dhe producentin Besnik Krapi, të cilët ndodhen në qytetin tonë për xhirimet e spotit zyrtar të markës ndërkombëtare “Honda”.

Një takim frymëzues, ku folëm për potencialin që ka Shkodra si destinacion unik për produksione filmike dhe reklamuese me ndikim global.
Peizazhet tona, trashëgimia kulturore dhe autenticiteti i qytetit janë një vlerë që po tërheq vëmendjen e botës.

Artikulli paraprakGJIN GJONI: POLICIA TË NDALOJË DHUNËN NDAJ MINATORËVE TË SPAÇIT, TE LIROHEN PROTESTUESIT
Artikulli tjetërPRESIDENTI I EGJIPTIT: KJO ËSHTË NJË EPOKË E RE PAQEJE DHE SIGURIE NË LINDJEN E MESME