Kreu i Cia-s në Tiranë, takon presidentin Nishani dhe Ramën .SHBA: U diskutua për terrorizimin dhe sigurinë

Drejtori i CIA, John Brennan vizitoi Tiranën duke zhvilluar takime me Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe drejtues të inteligjencës. Në qendër të takimit sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë kanë qenë një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe. “Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe. Gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, Ministren e Mbrojtjes Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës” thuhet në njoftimin e ambasadës