ISH-PRESIDENTI AKUZON PËR DEPUTETË KRIMINELË NË PARLAMENT. Në një takim me qytetarët e Shkodrës kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi hodhi akuza duke thënë se Parlamenti i Shqipërisë ka në përbërje kriminelë.

Takimi u zhvillua në mjediset e hotel “Colosseo” FRD nuk e quajti një takim elektoral duke qenë se në 21 qershor janë zgjedhjet elektorale por një bisedë me qytetarët për të reflektuar për situatën e vështirë të Shqipërisë.