MEDIAT GREKE PUBLIKOJNË INFORMACIONE SE SYRIZA I PROPOZON POSTIN JANULLATOSIT.

Lajmi i përhapur në mediat greke se kryeministri Aleksis Tsipras ka propozuar për  presidenti emrin e kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Janullatos ka rënë si rrufe në qiell të hapur në Tiranë. Thoma Dhima, zëdhënësi i KOASH kontaktuar nga mediat tha se nuk ka asnjë dijeni për këtë propozim. Ai tha se “misioni shpirtëror i një kleriku të lartë nuk përputhet me ambicie apo poste politike, dhe sigurisht edhe pas kësaj stuhie në gotë, Kryepeshkopi do të vazhdojë në krye të KOASH” Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos është kandidati kryesor për postin e Presidentit të Greqisë. Sipas kabinetit qeveritar grek kryeministri i ri i Greqisë, Alexis Tsipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit të Shqipërisë për të pranuar postin e kreut të shtetit Helen, që ka mbetur vakant pas dorëheqjes së Papulias. Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasio që të pranojë ofertën e kryeministrit Alexi Tsipra për të qenë kandidat për President të Republikës”, shkruan media greke. Sipas gazetës greke Janullatos ende nuk ka pranuar duke thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri. Të kontaktuar sot nga mediat, persona të autorizuar të zyrës së shtypit të hirësisë së tij Janullatos, shprehen se nuk kanë aspak dijeni për një ofertë të tillë bërë nga Tsipras dhe se lajmin e kanë mësuar përmes medias. Anastasios Janullatos u caktua më 1991 nga Patriarku Ekumenik si Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Që nga ajo kohë ai është në krye të kësaj kishe, pavarësisht se herë pas here ka pasur kontestime për figurën e tij, pasi nga disa është konsideruar si një përfaqësues i interesave të Greqisë.

Artikulli paraprakMBËSHTETËSIT E PEGIDË-s PROTESTA NË AUSTRI
Artikulli tjetërMJERIMI NË SHQIPËRI, ME STATISTIKA SHQIPËRIA NGJITET MË LART