Kreu i organizatës të luftës anti-fashiste nacional-çlirimtare Vehbi Fishta i ka kthyer përgjigje historianit Bajram Xhafa.

Ky i fundit një ditë më parë tha për “Star Plus” se lufta nuk ishte nacionale por bolshevike dhe komuniste. Kreu i LANÇ Vehbi Fishta hodhi poshtë këtë pretendim. Pretendimit të historianit Xhafa se në atë luftë nuk u kërkua bashkimi kombëtar ndaj nuk ishte një luftë nacionale, kreu i veteranëve Fishta i përgjigjet duke thënë se në ato vite bashkimi kombëtar nuk ishte çështje e rëndësishme aq sa çlirimi i Shqipërisë. Lufta e organizatës shprehet Fishta mbyllet me 29 nëntor të vitit 1944 dhe që nuk ka lidhje me atë çfarë ndodhi më pas, regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Duke folur për pavarësinë e Shqipërisë, historiani Bajram Xhafa tha se lufta nuk kishte karakter nacional gjë për të cilën veteranët nuk janë dakord. Përpalsje historike dhe hije dyshimi që siç duket do të na shoqërojnë gjatë.

Artikulli paraprak“VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, PRESIDENTI TË SHKOJË NË GJYKATË”
Artikulli tjetërCUNGU: KORABI JO I LEHTË PËR VLLAZNINË