Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme gjatë një takimi me Lidhjen Demokratike të Gruas Shqiptare se çështja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhja e tij me kryeministrin Rama është krye tema e mediave në SHBA. Berisha deklaroi se Rama përfaqëson një turp të madh kombëtar dhe se ky i fundit ka mendësinë më të ligë të paraardhësve të tij, duke treguar se ndaj kundërshtarit është i aftë të ndërmarrë çdo akt. Sakaq, kreu i PD shtoi se qytetaret i detyrohen Alisonit, ish të dashurës së McGonigal, e cila zbuloi shumëçka nga veprat e tij korruptive, ndërsa Berisha tha se ajo perceptoi se afera shqiptare ishte një ndër më të shpifurat.

“Sado të flasësh për këtë, koha është të veprojmë, ta largojmë një minutë e më parë nga qeveria. McGonigal që është çdo ditë krye temë në SHBA. Ky superskandal së pari është një akt i mirëfilltë armiqësor ndaj SHBA-ve. Imagjinoni se çfarë përfaqëson ky, një turp të madh kombëtar. Përfytyroni samitin e NATO-s, si mund të shkojë ky si përfaqësues i yni, çdo shqiptari i mbetet turpi nëse kjo ndodh.

Ky nuk jep dorëheqjen por ne duhet ta largojmë me çdo kusht. Ky ka mendësinë më të ligë të paraardhësve të tij, ky tregon se ndaj kundërshtarit është i aftë të ndërmarrë çdo akt. Do një vend pa opozitë, kjo është një gjëmë për shqiptarët. I detyrohemi shumë Alisonit, (ish të dashurës së McGonigal). Ajo dha një intervistë për një media shqiptare sepse perceptoi se afera shqiptare ishte ndër aferat më të shpifura dhe ashtu është. Një kryeministër që paguan”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBERISHA NË TAKIM ME KANDIDATËT E RITHEMELIMIT PËR ZGJEDHJET LOKALE
Artikulli tjetërINFLACIONI NË EVROPË BIE, POR ÇMIMET E USHQIMEVE RRITEN, JA CILI SHTET PAGUAN MË SHUMË