Kryetari i PD Lulzim Basha zgjodhi qytetin e Shkodrës për të bërë urimin e tij në festën e Fiter Bajramit. Kreu i PD mbërriti në xhaminë e Parrucës i shoqëruar nga ish deputetë të PD, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli. Fillimisht kryedemokrati takoi disa simpatizantë të PD duke u futur brenda një lokali dhe duke i dhënë dorën pa asnjë lloj frike e duke u përshëndetur me ta.

Më pas kryedemokrati Basha u fut në xhaminë e Parrucës teksa u prit nga myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Brenda xhamisë kreu i PD Basha u tregua i kujdessshëm duke mos i dhënë dorën askujt ndërsa pas një bisede me myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari i uroi besimtarëve musliman Fiter Bajramin, një urim i thjeshtë të cilin nuk e përziu me mesazhe politike në një ditë feste si kjo.

Kreu i PD Basha pas vizitës në myftininë e Shkodrës konsumoi edhe një kafe me strukturat e PD Shkodër për t’u kthyer më pas sërish drejt kryeqytetit.