
Në prezantimin e programit për zgjedhjet e 11 Majit, kryedemokrati Sali Berisha tha se alternativa që PD po paraqet për shqiptarët nuk është thjesht një program, por një projekt të madh dhe transformues, që ka nisur tre vjet më parë dhe do të realizohet në katër vitet e ardhshme.
Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të dëgjojnë këtë projekt që ka si qëllim ringritjen e Shqipërisë pas dështimeve të qeverisë aktuale.
Ai theksoi se Shqipëria Madhështore është një vizion i realizueshëm, i mbështetur në një plan konkret, të ndihmuar nga ekspertë të njohur dhe fondacione konservatore të njohura ndërkombëtarisht. Për Berishën, ky projekt është përgjigja për hallet e shqiptarëve dhe një mundësi për të krijuar një të ardhme më të sigurt për vendin.