Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou shpreh dakortësinë për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e ikonave: Bizi, Ndoja, Zhega dhe Rragami.

Pasi u njoha me shkresën zyrtare që KF VLLAZNIA ka dorëzuar në Këshillin e Qarkut Shkodër, si Kryetar i Këshillit të Qarkut dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PS në Bashkinë Shkodër, shpreh dakordësinë e plotë për propozimin e bërë nga KF Vllaznia që katër tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” të mbajnë emrat e katër ikonave të futbollit shkodran: Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja dhe Medin Zhega. Ky është një gjest i denjë që nderon figurat e mëdha të sportit tonë dhe trashëgiminë sportive të qytetit të Shkodrës. Ata nuk janë vetëm legjenda të sportit, por edhe modele frymëzimi për brezat e rinj.”

https://www.facebook.com/keshilliiqarkutshkoder/posts/pfbid0368snCavNWsb2FJE4T9u1zFy7KHb6i5quwWR7nL2b3xUht2g1QYsijbmdLWEYAZQBl?__cft__[0]=AZWTkzhoWu70wnifqCd3PacqA_y1Ym0XmQOq9gYPVEYTgP4x724FdXJg5Yrd3pVFGSF_lHlHOh0-5Elvx-5OfuflvxMLmSDHHIfQ1_8AJR5QtnioKZJSHW9-2_tLPBC5QJk-o2uRVJb6z6FpDcFEmnwJd9ccX6y9auVh7mPxzvaT4Q&__tn__=%2CO%2CP-R

Artikulli paraprakVIROZAT GRIPALE TEK FËMIJËT NË LEZHË
Artikulli tjetërDËMET NGA MOTI I KEQ, OSHEE DHE BASHKIA LEZHË NË TERREN PËR ZËVENDËSIMIN E SHTYLLAVE