Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit, duke shtrirë tentakulat, deri në Dubai. në një takim të përbashkët të zhvilluar mes Antimafias Italiane dhe SPAK, Kraja theksoi se këto grupe janë bërë shumë të egra.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai

Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit

Teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 ton droge.”, tha Kraja.

Artikulli paraprakTAKIMI SPAK-DNA, AMBASADORI ITALIAN NË SHQIPËRI: LUFTA ANTIKORRUPSION, PRIORITET! MBËSHTETJA NUK DO TË MUNGOJË
Artikulli tjetërGRIDA DUMA HEQ DORË NGA MANDATI I DEPUTETËS: JA ÇFARË NUK I FAL POLITIKËS SË LLUMIT