Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, mirëpriti Zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link.

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Dumani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjelltë në kohë reale dhe angazhimin e SPAK për të intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale. Link vlerësoi skuadrat e përbashkëta hetimore si një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve gjermane të zbatimit të ligjit.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA E RMV: SA MË TË BASHKUAR, AQ MË REZISTENTË PËRBALLË SFIDAVE, PENGESAT E KALUARA S’DO TA NDALIN INTEGRIMIN
Artikulli tjetërIZRAELI NIS SULMET TË REJA NË PERËNDIM TË IRANIT, GODITET INFRASTRUKTURA E RAKETAVE TOKË-TOKË