Kryetari i shoqatës të persekutuarve të Shqipërisë Nebil Çika gjatë përkujtimit të 75 jetorit të kryengritjes së Postribës foli me tone të ashpra për Partinë Socialiste dhe Parlamentin e ri duke thënë se ende komunistët vijojnë të drejtojnë vendin. Sipas tij fakti që sesionin e ri Parlamentar do e hapë deputetja e moshuar Luljeta Bozo e cila tha para pak kohësh se diktatori Enver Hoxha ishte një njeri i mirë është e papranueshme.

Kreu i të persekutuarve thotë se edhe në PD ka figura që kanë patur një të kaluar në sistemin monist dhe që demokratët i kanë votuar për të qenë deputet në Parlament duke i kërkuar Partisë Demokratike që të pastrohet nga këto emra dhe të jetë një parti e hapur për antikomunistët.

Edhe më përpara kreu i të persekutuarve politik Nebil Çika ka kërkuar një përfaqësim më dinjitoz të kësaj shtrese në Partinë Demokratike.