
Në ambientet e Hotel Mozart u zhvillua një konferencë shkencore ku u trajtua rëndësia e krijimit të një databaze spitalore universitare për kancerin e stomakut, si një nevojë e domosdoshme për përmirësimin e trajtimit të pacientëve. Mjeku Arvin Dibra u shpreh se vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve të diagnostikuara, ku pjesa mw e madhe e rasteve diagnostikohen nw faza tw vonshme.
Dibra u shpreh se kanceri i stomakut mbetet një nga tumoret më të shpeshta, duke u renditur ndër tre më të përhapurit.
Krijimi I databazës spitalore universitare për kancerin e stomakut, si nevojë për trajtimin optimal në dritën e protokolleve të reja terapeutike është mbështetur nga Agjencia kombëtare e kërkimit shkencor dhe inovacionit.






