Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë krijon fondin e emergjencës për thyerjen e moratoriumit të gjuetisë.

Shuma e siguruar nga këto të ardhura do të përdoret për betejen ligjore në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Strasburgut për shfuqizimin e projektligjit të miratuar në parlament për moratoriumin 5 vjecar të gjuetisë. Këtë fakt e bën të ditur Zv presidenti I shoqatës së Gjetarvë Zyhdi Mustafa Mustafa thotë se shoqata që ai aderon është penalizuar si shkak I disa individëve të papërgjegjshëm dhe me mbështetjen e personave me pushtet të cilët e kanë dëmtuar rëndë gjuetinë si një aktivitet të ligjshëm. Parlamenti Shqiptar me 2 Qershor të këtij viti miratoi moratoriumin e gjuetisë edhe për 5-vjet të tjera ndërsa ky projektligj nuk ka hyrë ende në fuqi pas refuzimit nga Presidenti Bujar Nishani.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRASJET NË DALLAS, OBAMA: SHBA NUK ËSHTË E PËRÇARË
Artikulli tjetërAMBASADORI AMERIKAN I ZHGENJYER NGA BASHA