Sezoni veror në pikat turistike të veriut u mbyll me një rekord turistesh dhe tani operatoret turistik po pergatiten për turizmin dimëror por fluksi I lartë I vizitoreve ka nxjerrë në pah shumë probleme. Mungesa e fuqisë punëtore, infrastruktures rrugore, energjisë, lendes se parë dhe siguria janë disa prej shqetesimeve të drejtuesve të bujtinave.

Keto problematika, operatoret turistik të Shkodres, Malesise se Madhe, Kukesit, e Tropojes I paraqiten në mbledhjen e parë të Komitetit të Menaxhimit të Alpeve. Kjo strukture e re e Ministrise se Mjedisit dhe Turizmit, uli në një tavolinë të perbashket banoret Parkut Kombëtar me të madh në vend, me kryebashkiaket, prefektet dhe drejtuesit me të lartë të turizmit.

Mungesa e energjise elektrike e ka penguar zhvillimin e turizmit dimeror në Lepushe dhe Vermosh. Kryebashkiaku Tonin Marinaj,jep lajmin se qeveria Shqiptare ka planifikuar buxhetin dhe vitin e ardhshem nis puna per ndertimin e stacionit elektrik të Tamares.

Komiteti I Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, ka si detyrim të mblidhet cdo vit dhe të mbajë nen menaxhim zhvillimin e turizmit por duke mos cenuar natyren.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGATI PREMIERA “VIZITA” NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërPSIKOLOGIA: MËSUESIT TË BËJNË MË KUJDES