
Një krim brenda familjes ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër, ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në zonën e unazës lindore të qytetit.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.


