Krim në familje, burri godet gruan me thikë

Një sherr mes dy bashkëshortëve mund të kishte përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë pak pas mesnate ku 56-vjeçari Ramazan Ramaj ka goditur me thikë gruan e tij. Sipas burimeve policore, sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ku në gjaknxehtësi e sipër, Ramazani ka goditur me thikë Të shoqen Q. Ramaj, 53-vjeçe. E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e Ramazan Ramaj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje”.

Artikulli paraprakREGJISTËR PËR MBETJET, KOKA: SISTEMI DO CAKTOJË RICIKLIMIN DHE DEPOZITIMET
Artikulli tjetërTONIGHT – 07.03.2017