Krimi në familje ka goditur edhe Kosovën.Raportohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas ka qëlluar mbi veten e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të martës në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë.

Ngjarja konfirmohet nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatë së në rrugën “Fitim Duraku” ka pasur të shtëna armësh. Me të dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një trup i pajetë i një burri, kurse gruaja që ka qenë e plagosur nga arma e zjarrit është nisur për në QKUK, por që rrugës ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se dyshohet që burri ka qëlluar me armë në drejtim të gruas së tij dhe pastaj mbi veten.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakARRATISEN TRE SHQIPTARË NGA KOMISARIATI
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ JAPONIA MPOSHT KOLUMBINË ME REZULTATIN 2- 1