Zëvendës Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një takim në Shkodër në zyrat e gjendjes civile pas mbylljes së sporteleve, i pyetur për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në një periudhë prej dy muajsh e gjysëm, me dy plagosje, vrasje mafioze, grabitje banke, 8 automjete të djegura dhe parcela droge tentoi t’i shmanget.

I pyetur nëse janë të dëmshme këto ngjarje të rënda për qytetin e Shkodrës qoftë edhe në imazh përveç frikës që krijohet, Lamallari u mjaftua duke thënë se nuk ka më zëvendës ministër që mban armë dhe sillet si polic, një akuzë kjo për kohën kur në pushtet ishte PD.

Zëvendës Ministri Lamallari nuk është dakord me deklaratën e anëtarit të këshillit bashkiak të Shkodrës Andi Halluni se Shkodra është më keq së në vitin 1997 nga situata kriminale duke thënë se këto etiketime nuk i bëjnë nder Shkodrës dhe asnjë qyteti tjetër.

Të gjitha ngjarjet e rënda kriminale të 3 muajve të fundit të ndodhura në Shkodër të paktën deri më tani, që nga plagosjet e rënda, vrasja dhe grabitja e bankës janë pa autor. Këto ngjarje të ndodhura në një kohë të shkurtër kanë shqetësuar shumë qytetarë të cilët kërkojnë më shumë rend e siguri.

 

Artikulli paraprakMUZEU I KALASË “GJALLËROHET” NGA NXËNËSIT
Artikulli tjetërSHËRBIMET ON LINE, ZV/MINISTRI: DENONCONI ABUZUESIT