BKH dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.

Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla te DVP Shkodër.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese.

Artikulli paraprakSULME IZRAELITE NË GAZA, 92 TË VDEKUR, MES TYRE FËMIJË
Artikulli tjetërKRIMET ZGJEDHORE/ SPAK: JANË ADMINISTRUAR 123 KALLËZIME, 35 PREJ TYRE NË HETIM! 16 NË KOMPETENCË TË PROKURORIVE TË RRETHEVE