123 kallëzime janë administruar nga SPAK në lidhje me krimet zgjedhore për zgjedhjet e Majit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 35 prej kallëzimeve kanë kaluar për hetim, ndërsa 16 janë dërguar për kompetencë në Prokuroritë e rretheve gjyqësore. Për 22 materiale, prokuroria vendosi mosfillim hetimesh ndërsa për 11 të tjerë janë dërguar për verifikim në drejtorinë vendore të Policisë.

1 material, thotë SPAK, është bashkuar me një tjetër çështje ekzistuese. Ndërsa kallëzimet e tjera janë në proces verifikimi.

Nga këta 35 procedime penale të regjistruara, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga policia e shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kanë nisur si rezultat i kallëzimeve nga persona të ndryshëm, 2 janë referuar nga Prokuroritë e rretheve ndërsa 2 të tjerët janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Artikulli paraprakKRIMET ZGJEDHORE/ BKH DHE POLICIA KONTROLLE NË MALËSI TË MADHE, BARBULLUSH, MJEDË E BUSHAT!
Artikulli tjetërNJË DITË E MBUSHUR ME TAKIME PËR ZEMRAT E VETMUARA…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT