Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara.

Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara

39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).

25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

Artikulli paraprakNUMËROHEN 1732 QV NË TË GJITHË VENDIN, SI RENDITEN PARTITË KRYESORE
Artikulli tjetërPËRFUNDON NUMËRIMI I VOTAVE NË PUKË, KRYESON PD