Krimi elektoral, 30 prokurorë trajnohen për zgjedhjet

Prokurorët trajnohen për veprat penale që lidhen me zgjedhjet Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, prokurorë nga i gjithë vendi janë trajnuar për të hetuar krimin elektoral. Trajnimi është zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Shkolla e Magjistraturës. Prej një jave prokurorë nga i gjithë vendi janë duke u trajnuar për procesin zgjedhor. Trajnimi është organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës. Në fokus të programit kanë qënë veprat penale që lidhen kryesisht me zgjedhjet. Kryeprokurori Llalla ka urdhëruar që ditën e zgjedhjeve e deri në përfundim të proçesit elektoral prokurorët të jenë në terren, të gatshëm për çdo situatë që mund të përbejë vepër penale. Trajnimi vjen në prag të zgjedhjeve për kryebashkiakun e Kavajës dhe pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të dekretuara më 18 qershor. Ndërkohë pak ditë me parë policia ka referuar në prokurori një kallzim penal ndaj Partisë Demokratike pas thirrjeve të bëra nga kreu i saj Lulzim Basha për prishjen e zgjedhjeve në Kavajë, kallzim që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Artikulli paraprakSHPËTOHEN NGA NGRIRJA NË FRIGORIFER, KOSOVARËT QË PO TENTONIN TË HYNIN NË SHBA
Artikulli tjetërNË BURG NGA DASHURIA. DËNOHET SE SHKELI ARRESTIN E SHTËPISË