Në kulmin e debateve për kriminalitetin në shqipëri, përgjigjia për këtë temë të ditës ka ardhur nga Shkodra nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Para anëtarëve dhe drejtuesve të partisë socialiste të Shkodrës, Ministri Bushati, është shprehur se kjo situatë është e sponsorizuar nga opozita me sulme artificiale të cilët kërkojnë të përfshijnë vendin në kaos..

Bushati nga ana tjetër është shprehur, se qeveria pranon se ka kriminalitet me vendin tone por ajo nuk fshihet sic ka ndodhur me pare, por i hap lufte zyrtare asaj ..

Perfshirja e zyrtarëve te lartë në krimin e organizuar është ceshtje e ditës, e aq me pak kur në qëndër të akuzave edhe te prokurorise eshte vendosur ish ministri i brendshem i qeverise Rama, Saimir Tahiri. Opozita kërkon kokën e tij, ndërkohe që një zë pro ministrit Tahiri vjen nga Shkodra.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“ EDHE NE JEMI TË BUKUR”
Artikulli tjetërDËGJESË PËR BUXHETIN 2018 NË SHKODËR